Në Dhjetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” ishte në Vlorë për problemin e studentëve, që kanë përfunduar studimet për juridik në vitin 2022 në Universitetin privat “Pavarësia”, ku janë matrikuluar dhe pajisur edhe me diplomë.

Ata filluan studimet master në Universitetin “Ismail Qemali” dhe në vitin e dytë pengohen, pasi nga Qendra Shkencore Arsimore nuk i matrikulon, duke ua quajtur të pavlefshme diplomën, pasi universiteti nuk ka qenë i akredituar. Zëvendësrektori i universitetit “Pavarësia”, Siri Hoxha tha se diploma e këtij universiteti është e rregullt dhe zgjidhja duhet kërkuar në ministri.

Kulmi i kësaj historie është njohja si të vlefshme nga ana e Ministrisë së Arsimit për diplomat e lëshuara nga Kolegji Universitar “Pavarësia” dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore jo. Në Dhjetor 2023 Ministria e Arsimit dërgoi një shkresë në Universitetin Publik të Vlorës dhe në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, me sugjerimin për matrikulimin e studentëve.

Ndërkohë Universiteti i Tiranës dhe Vlorës, ku studentët ishin regjistruar për ciklin e dytë të studimeve i futën në provime dhe i diplomuan, por ata vijojnë të mbeten të bllokuar pasi Qendra e Shërbimeve Arsimore hesht dhe nuk i përgjigjet sugjerimit të Ministrisë. Nora Malaj thotë se Qendra e Shërbimeve Arsimore duhet të matrikulojë këta studentë dhe të mos i pengojë, pasi ata janë në të drejtën e tyre./tvklan.al