Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Permbytje Ne Vlore

Vlora “pushtohet” sërish nga uji

Reshjet e shiut kanë shkaktuar sërish probleme brenda qytetit të Vlorës. Gazetarja Greta Haskaj raporton se qendra e qytetit, pranë portit, rruga “Hasan Kushta” dhe lagja pranë Kishës Ortodokse janë zonat më problematike ku uji ka mbërritur deri në gjysmë metri lartësi. Kujtojmë se gjatë mëngjesit kanë rënë reshje të shumta shiu. Për shkak të...

Janar 29, 2025

Përmbytje në Vlorë, banorët përveshin tutat për të lëvizur: Ore ke parë vullkan? (Video)

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shumë probleme në qytetin e Vlorës. Dy zonat më të prekura janë lagjet “Pavarësia” dhe “24 Maji”, ku janë shkaktuar edhe përmbytje. Siç raporton gazetarja Greta Haskaj, rreth 40 familje janë përmbytur vetëm në lagjen “24 Maji”. “Kam tërë natën që merr batanijet, shtrydh andej, hidh andej”, shprehet...

Janar 13, 2025

Përmbytjet në qytetin bregdetar, Vëngu: Vlora i është rikthyer normalitetit

Situata e përmbytjeve në Vlorë është përmirësuar. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vëngu shkruan se Vlora i është rikthyer normalitetit. “Pas një dite të vështirë për shkak të reshjeve të dendura, lajmi i mirë është se Vlora i është rikthyer normalitetit. Ministria e...

Janar 12, 2025

Përmbytje në Vlorë, uji arrin në 1 metër lartësi në lagjen “Pavarësia”

Rruga “Albano Romina” në lagjen “Pavarësia” në Vlorë është përmbytur sërish. Uji ka arritur deri në 1 metër lartësi duke rrezikuar bizneset përreth. Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që rruga “Albano Romina” përballet me përmbytje. Në Tetor të 2024-ës, reshjet e dendura të shiut sollën përmbytje të mëdha në qytetin bregdetar. Banorët...

Janar 12, 2025
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha për Klan News

Përmbytjet në Vlorë, Dredha: Të paktën 63 banesa dhe 4 shkolla të prekura nga reshjet

Ditën e premte, Vlora u përfshi nga reshje shiu me intensitet të lartë që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dherash. Në lidhje me situatën e krijuar në qytetin bregdetar, kryebashkiaku Ermal Dredha thotë për Klan News se janë duke evidentuar të gjitha problematikat si pasojë e përmbytjeve që të marrin masat e duhura për familjet e...

Tetor 6, 2024

Dëmet pas përmbytjeve në Vlorë (Të gjitha zhvillimet)

Qarku i Vlorës u përfshi të premten nga reshje të pazakonta shiu të cilat kanë krijuar përmbytje në disa zona. Po ashtu raportohet për dëme të shumta edhe në banesa e biznese. Në këtë raportim live do të mund të ndiqni se si paraqitet tashmë situata në Vlorë, një ditë pas reshjeve.

Tetor 5, 2024

Përmbytjet nga reshjet, 33 familje evakuohen në Vlorë. Ndërhyn ushtria, situata normalizohet në darkë

Intensiteti i lartë i reshjeve është shoqëruar me problematika në disa zona, kryesisht në Ultësirën Perëndimore të vendit. Vlora ishin një nga qytetet më të goditura nga reshjet, ku në shumë rrugë të qytetit u rrit niveli ujit, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e makinave dhe të njerëzve. Si rezultat i rritjes së nivelit reshjeve...

Tetor 4, 2024

Përmbytjet në Vlorë, Dredha: Situatë kritike, kemi evakuuar 22 familje

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur për situatën kritike me të cilën po përballet qyteti bregdetar për shkak të reshjeve të shumta. Ai bëri të ditur se janë evakuuar 22 familje dhe se është kërkuar dhe ndihma e ushtrisë për të përballuar situatën kritike. “Jemi në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet...

Tetor 4, 2024

Vlora si Venecia! Uji mbulon rrugët e makinat

Reshje intensive shiu kanë përfshirë të gjithë vendin tonë këtë të premte. Në disa qytete ka pasur përmbytje të rrugëve duke shkaktuar trafik të rënduar.  Këto janë pamjet që vijnë nga qyteti i Vlorës. Siç mund të shihet, uji ka vërshuar nëpër rrugë duke krijuar mjaft probleme. Klan News raporton se shumë automjete mbetën nën...

Tetor 4, 2024