Rruga “Albano Romina” në lagjen “Pavarësia” në Vlorë është përmbytur sërish. Uji ka arritur deri në 1 metër lartësi duke rrezikuar bizneset përreth.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që rruga “Albano Romina” përballet me përmbytje. Në Tetor të 2024-ës, reshjet e dendura të shiut sollën përmbytje të mëdha në qytetin bregdetar.

Banorët nuk hynin dot brenda apartamenteve të tyre për shkak të prezencës së ujit. Uji mbuloi katet e para të pallateve si dhe garazhet. Nga përmbytjet u prekën edhe shumë biznese në zona të ndryshme të qytetit.

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut në Vlorë në muajin Tetor të vitit të shkuar sollën dëme kolosale, duke detyruar nisjen e një dosje penale në prokurorinë e qytetit.

Ky hap erdhi pas ankesave të shumta nga qytetarët, të cilët u shprehën se kanalet nuk janë pastruar siç duhet, duke kontribuar në përkeqësimin e situatës./tvklan.al