Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Plumbi I Arte

Suel Çela

GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës

Gjykata e Posaçme rrëzoi sot kërkesën e bërë nga Suel Çela nga arratia për revokim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Ai kishte kërkuar shuarjen e masës së caktuar për dosjen “Plumbi i Artë” në Maj të 2022. Ndaj Çelës ka edhe një masë të dytë sigurie “arrest në burg” i akuzuar si drejtues...

Dhjetor 13, 2024
nuredin dumani

“Je krijesa më e shpifur”, Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO, tensione në gjykatë

Me tensione është shoqëruar seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari i cili po ndjek nga afër gjyqin, raporton se të akuzuarit e SPAK i janë kundërvënë bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Nuredin Dumani dëshmoi për grabitjet e kambistëve...

Dhjetor 10, 2024
Suel Cela SPAK

Suel Çela kërkon heqjen e “Arrestit në burg”

Suel Çela, i njohur nga autoritetet si Marius Lulaj, kërkon nga arratia revokimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” caktuar për dosjen “Plumbi i Artë” në Maj të 2022. I konsideruar nga SPAK si kreu i një organizate që kishte bazën në Elbasan dhe vepronte në linjat e trafikut ndërkombëtar të kokainës, nëpërmjet avokatit...

Dhjetor 6, 2024
Suel Çela

Suel Çela kërkon rrëzimin e masës së sigurisë nga arratia, GJKKO shqyrton sot çështjen

Suel Çela, i shpallur në kërkim si drejtues i një organizate kriminale, kërkon të rrëzojë nga arratia një masë sigurie “arrest në burg”. Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së marrë në Maj 2022 për llogari të dosjes “Plumbi i Artë”. Referuar deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Nuredin...

Dhjetor 6, 2024
SPAK

Nuk ndalet “Plumbi i Artë”, zbardhen 5 vrasje me 6 viktima

Operacioni “Plumbi i Artë” zbardh të tjera ngjarje kriminale në disa qytete. Mbi 30 urdhërarreste janë firmosur nga Prokuroria e Posaçme, për ekzekutimin e të cilëve është angazhuar Policia e Shtetit. Nga dëshmia e disa prej të penduarve të drejtësisë, SPAK ka mundur të zbardhë 5 ngjarje kriminale me 6 viktima. Njëra prej tyre njihet...

Korrik 31, 2024

“Plumbi i Artë”, dështon sërish gjyqi për vrasësit me pagesë

Për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i Artë” dështoi. Edhe këtë të premte, Gjykata e Posaçme e pati të pamundur të çelë shqyrtimin e dosjes për shkak të mungesave të avokatëve. Por po në këtë seancë, Prokuroria e Posaçme kërkoi përjashtimin e...

Prill 19, 2024

Nis gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”, 19 të akuzuarit dalin përballë familjarëve të viktimave

Gjykimi i 19 personave të akuzuar nga SPAK se janë përfshirë në disa vrasje, atentate në tentativë apo  grabitje me dhunë nisi me ngërçe procedurale që duket se do t’i kushtojnë kohë Gjykatës së Posaçme. Teksa pritej që këtë të enjte të çelej procesi dhe SPAK të lexonte kërkesën për gjykim dhe akuzat që rëndojnë...

Mars 7, 2024

Gjyqi për “Plumbin e Artë” me çudira, çfarë ndodhi sot

Seanca e dytë në themel e dosjes “Plumbi i Artë” po kthehet në një proces me ngërçe nga më të çuditshme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gazetarja Glidona Daci raporton se teksa ezaurimi i gjyqtarëve ka sjellë një trupë nga gjykatat me Juridiksion të Përgjithshëm të...

Mars 7, 2024