Suel Çela, i shpallur në kërkim si drejtues i një organizate kriminale, kërkon të rrëzojë nga arratia një masë sigurie “arrest në burg”.
Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së marrë në Maj 2022 për llogari të dosjes “Plumbi i Artë”.
Referuar deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, SPAK e akuzon Çelën si porositës të vrasjes së biznesmenit Lulëzim Masha dhe të Elton Kilës.
Kujtojmë se së fundmi grupi i Suel Çelës u godit sërish nga SPAK.
Prokuroria e Posaçmë thotë se ka zbuluar tentativën e vrasjes së Ardian Çapjes me snajper si dhe disa ngjarje të tjera kriminale, mes tyre edhe tentativat për të trafikuar kokainë nga Amerika Latine./tvklan.al