Presidenti Cervenkovski në takimin e lamtumirës, Maqedonia ka luhatje ndëretnike-(22 Prill 2009)
Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni po lëvizin në drejtim negativ. Vlerësime të këtilla janë shprehur në takimin e lamtumirës që presidenti në largim i Maqedonisë Branko Cervenkovski ka realizuar me korin diplomatik në Shkup. Branko Cervenkovski: “Për fat të keq kohëve të fundit jemi dëshmitar të shumë iniciativave me karakter monoetnik dhe monoreligjioz të cilat në...