Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni po lëvizin në drejtim negativ. Vlerësime të këtilla janë shprehur në takimin e lamtumirës që presidenti në largim i Maqedonisë Branko Cervenkovski ka realizuar me korin diplomatik në Shkup.
Branko Cervenkovski: “Për fat të keq kohëve të fundit jemi dëshmitar të shumë iniciativave me karakter monoetnik dhe monoreligjioz të cilat në vend që të integrojnë shkaktojnë dilema dhe i thellojnë dallimet. Ky është rrezik i cili nuk guxon të injorohet, por duhet të merret parasysh.”
Me vlerësime të tilla, Cervenkovski ka aluduar te vendimi i qeverisë së Maqedonisë për të ndërtuar një kishë Ortodokse në sheshin e Shkupit, si dhe iniciativave të tjera që favorizojnë vetëm maqedonasit. Rëndësinë e marrëdhënieve të relaksuara ndëretike për funksionimin e Maqedonisë si shtet multietnik e ka potencuar edhe ambasadori amerikan në Shkup Filip Rice.
Filip Rice: “Në Maqedoni ka shumë potencial dhe talent, por brengos fakti se ndarja etnike mund të çojë mbrapa proceset dhe të jetë pengesë për ardhmërinë.”
Ky ishte takimi i fundit i Cervenkovskit në cilësinë e presidentit me përfaqësues të korit diplomatik në Maqedoni. Më 12 maj ai do të dorëzojë postin e vet George Iavnovit, i cili fitoi në rrethon e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 5 prill./tvklan.al