Reshjet e dendura të shiut, rrëshqitje gurësh e dherash në Berat
Reshjet e shiut që kanë vijuar pa ndërprerje për dy ditë rresht kanë sjellë problematika në aksin rrugor Berat-Poliçan dhe Poliçan-Skrapar. Sipas asaj që raporton gazetarja Anila Sefa, rrëshqitjet e gurëve dhe të dherave nga shpatet e malit përgjatë këtij aksi, kanë vështirësuar qarkullimin e automjete drejt Poliçanit dhe Skraparit. Pjesët më problematike paraqiten në...