Për vitin 2023 numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur me 11% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë shtrimet më të larta vijojnë të mbeten te pacientët me probleme kardiologjike dhe probleme të shëndetit mendor. Numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike...