Thuajse 24 orë pas shpërthimit me eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, policia njoftoi arrestimin e 8 të dyshuarve. Gjithashtu, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla njoftoi edhe sekuestrimin e armatimit, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë të shtunën. Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit...