Arbitri Marco Antonio Ortiz e ka pësuar keq, pas një episodi të ndodhur në fund të ndeshjes mes Sporting Kansas City dhe Inter Miami.
Gjyqtari meksikan u fokusua nga kamerat, duke kërkuar autograf te Leo Messi, i cili në atë ndeshje realizoi golin e vetëm dhe të fitores.
Fillimisht u raportua se Marco Antionio Ortiz kërkoi fanellën, por më vonë u zbulua se ai kishte kërkuar autograf.
🔴 La @Concacaf sancionará al árbitro mexicano Marco Antonio Ortíz, por pedirle un autógrafo a Lionel Messi, al finalizar el partido entre @InterMiamiCF y @SportingKC en @TheChampions pic.twitter.com/S9VpP7m0s9
— PressPort (@PressPortmx) February 22, 2025
Për këtë, 36-vjeçari është pezulluar me gjashtë muaj nga aktiviteti futbollistik jashtë Meksikës. Ortiz i kishte thënë drejtuesve të CONCACAF, se kërkoi autografin për një pjesëtar të familjes me aftësi të veçanta, por as ky justifikim nuk e ka shpëtuar nga dënimi.
Ortiz është pezulluar nga ndeshjet ndërkombëtare, por do të mund të gjykojë ndeshjet e kampionatit meksikan.
/tvklan.al