Italia e plotë kundër Shqipërisë, Spalletti “projekton” titullarët
Dhimbjet e kokës për trajnerin Luçiano Spalletti duket se kanë marrë fund para ndeshjes me Shqipërinë. Dy mesfushorët, Nikolo Barella dhe Nikolo Faxholi janë stërvitur me grupin për të treguar që të jenë të gatshëm për 90 minutëshin e 15 Qershorit në “Signal Iduna Park”. Mesfushori i Interit dhe ai i Juventusit ishin stërvitur në palestër...