Dhimbjet e kokës për trajnerin Luçiano Spalletti duket se kanë marrë fund para ndeshjes me Shqipërinë. Dy mesfushorët, Nikolo Barella dhe Nikolo Faxholi janë stërvitur me grupin për të treguar që të jenë të gatshëm për 90 minutëshin e 15 Qershorit në “Signal Iduna Park”.
Mesfushori i Interit dhe ai i Juventusit ishin stërvitur në palestër gjatë kësaj periudhe, duke qënë të diferencuar nga grupi. Lajmi i mire për Italinë, pasi parashikoi një emergjencë të mundshme në mesfushë për debutimin e Kampionatit Evropian. Plotësisht me skuadrën është stërvitur edhe Frattesi e sulmuesi Raspadori.
Me grupin e plotë për duelin me kuqezinjtë, Spalletti do të hedh në fushë formacionin me skemën 3-4-2-1 sipas mediave italiane. Porta do t’i besohet Donarumës, me mbrojtjen që do të përbëhet nga Darmian, Bonxhorno dhe Bastoni.
Në krahët e mesit të fushës, Dimarko në të majtë dhe Cambiano në të djathtë, teksa në qendër do të aktivizohen Kristante dhe Zhorzinjo. Pellegrini ose Frattesi do të jenë në krah të Kiezës në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Skamaka.
Emocionet e Kampionatit Europian do të keni mundësi për t’i përjetuar ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.
Klan News