Mirlind Daku vijon të dërgojë sinjale të forta për trajnerin Sylvinho. Pas asistit në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës, sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte fenomenal në fitoren ndaj Zenit. Në Shën Petersburg, Rubin Kazan mori pikët maksimale falë këmbëve të 26-vjeçarit. Daku shënoi dhe asistoi në fitoren 2-0, për t’i dhënë pikët e plota Rubinit...