Mirlind Daku vijon të dërgojë sinjale të forta për trajnerin Sylvinho. Pas asistit në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës, sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte fenomenal në fitoren ndaj Zenit. Në Shën Petersburg, Rubin Kazan mori pikët maksimale falë këmbëve të 26-vjeçarit.

Daku shënoi dhe asistoi në fitoren 2-0, për t’i dhënë pikët e plota Rubinit për ta rikthyer kështu tek fitorja pas tre takimesh.

Sulmuesi kuqezi ngjitet në kuotën e 6 golave këtë sezon, ku ka kontribuar edhe me 4 asistime. Performance e Daku në fushën e lojës u vlerësua me notën 8.5, duke qenë ndër më të mirët në radhët e Rubin Kazan. Fitorja e 10-të në kampionat për skuadrën e Dakut, i cili ka luajtur një rol të madh në arritjen e objektivave të skuadrës ruse.

Në krahun tjetër, Zenit pëson humbjen e parë në këtë vit kalendarik në ndeshje zyrtare, për t’i komplikuar rrugën drejt titullit kampion. Mirlind Daku shihet nga stafi teknik i kombëtares shqiptare si futbollist potencial për të qenë në Kampionatin Europian të kësaj vere.

Klan News