Të fitosh një vend në Euro2024 është kthyer mision për të gjithë futbollistët kuqezi. Armando Sadiku vijon të dërgojë sinjale nga India e largët, me sulmuesin që mbetet një pikë referimi për skuadrën e Mohun Bagan.
Sadiku dhuroi një nga ndeshjet më të mira të tij që prej kalimit në këtë kampionat, teksa realizoi golin që mbylli llogaritë në fitoren 4-0 ndaj Bengaluru. 32-vjeçari e kishte fare të lehtë për të shtyrë drejt rrjetës asistin e shokut të skuadrës, pasi gjendej i vetëm dhe me portën e boshatisur.
Autori i golit të vetëm të Shqipërisë në një kampionat Europian, shpreson që të jetë sërish në urdhërat e Sylvinho, por këtë herë në finalet e turneut gjerman.
Në 21 javë, Sadiku është golashënuesi më i mirë i skuadrës, me 8 gola në kampionat, 9 në total këtë sezon, duke qënë garanci në rrugën drejt titullit kampion në Indi. Aktualisht, Mohun Bagan e ka garantuar vendin në zonën play-off për të qenë e qetë në këtë objektiv.
Klan News