“Marzhi i gabimit është i ulët”, sociologu Gëzim Tushi për rezultatet e Censit: Tre janë shkaqet që jemi në këtë gjendje
Pas thuajse një viti, ditën e djeshme janë bërë publike rezultatet e Censit të Popullsisë dhe Banesave në gjithë territorin shqiptar. Sipas rezultateve të këtij Censi, 2.4 milionë është numri total i banorëve në territorin shqiptar. Për të folur lidhur me këto rezultate i ftuar sot në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ishte sociologu Gëzim Tushi...