Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Thumane Kashar

Siguria në rrugë/ Rrugorja instalon radarët e shpejtësisë në aksin Thumanë-Kashar

Policia Rrugore ka instaluar radarë të shpejtësisë në autostradën Thumanë-Kashar. Sipas asaj që njofton Policia Rrugore e Tiranës kjo bëhet për të përmirësuar sigurinë në rrugët e vendit dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë. Policia ka edhe një mesazh për qytetarët, ku iu bën thirrje të respektohen kufijtë e shpejtësisë pasi çdo shkelje e...

Korrik 23, 2024

Qytetarët vlerësojnë autostradën “Thumanë-Kashar”

Aksi Thumanë-Kashar, pak ditë pas hapjes për qarkullim ka marrë vlerësimet maksimale të qytetarëve që kanë nisur ta përdorin masivisht atë. Shumë prej tyre vlerësojnë standardin e ndërtimit të saj ndërsa të tjerët theksojnë sigurinë që të ofrohet gjatë udhëtimit. “Na ka shpëtuar. Jashtëzakonisht e mirë. Shkojmë e vijmë shumë shpejt.” “Shumë mirë, europiane. Na...

Korrik 4, 2024

Më pak se 30 minuta nga Tirana në Thumanë/ Aksi i ri shkurton ndjeshëm lidhjen me veriun

“Jemi nisur drejt Thumanës dhe  do të kalojmë në aksin e ri Thumanë-Kashar. Aktualisht jemi në dalje të Tiranës. Përpara se autostrada të hapej, ne do te arrinim në destinacion për 1 orë, ose 1 orë e 30 minuta. Le ta shohim sesa kohë do na duhet me rrugën e re, ora aktualisht është 12:22...

Korrik 1, 2024

Pagesa në aksin e ri Thumanë-Kashar, Balluku: Automjetet mund të përdorin edhe rrugën dytësore falas

Segmenti i parë i Korridorit Blu, Thumanë-Kashar u inagurua ditën e diel dhe tashmë është në përdorim.  Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku sqaron në “Aldo Morning Show” në Tv Klan si do të funksionojë pagesa për këtë aks rrugor, njëkohësisht edhe për rrugë të tjera që do të zbatohet ky sistem....

Korrik 1, 2024

Korridori Blu, Belinda Balluku rendit segmentet e reja rrugore që do të hapen

Ditën e diel u çel segmenti i ri Thumanë-Kashar, një autostradë 21 km e gjatë ku makinat mund të lëvizin me shpejtësi deri në 130 km/h. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shpjegoi mëngjesin e së hënës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se kjo rrugë shkurton më shumë se një...

Korrik 1, 2024

Autostrada Thumanë-Kashar, Rama: Kartëvizita europiane e Korridorit Blu të Shqipërisë 2030

30 Qershori shënoi hapjen e aksit Thumanë-Kashar, autostrada e parë në Shqipëri ku mund të qarkullohet më një shpejtësi deri në 130 kilometra në orë. Ditën e sotme, kryeministri Rama ju ka uruar rrugë të mbarë të gjithëve që do të kalojnë nga autostrada e re, për të cilën thotë se është kartëvizita europiane e...

Korrik 1, 2024
Autostrada Thumanë-Kashar, ceremonia e hapjes (30 Qershor 2024)

Hapet autostrada Thumanë-Kashar

Është hapur mbrëmjen e kësaj të diele qarkullimi për automjetet në rrugen e re Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu. Ky aks ka një gjatësi 21 kilometra dhe në të makinat mund të lëvizin me një shpejtësi deri në 130 kilometra në orë. Vënia e këtij aksi në funksion pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun e automjeteve...

Qershor 30, 2024

Berisha: Rama diskriminon veriun e vendit

Për hapjen e aksit të ri Thumanë-Kashar ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai akuzoi Ramën për diskriminim të veriut pasi rruga me pagesë do të shtojë kostot për banorët dhe turistët. “Për qarkun e Kukësit, qarkun më të varfër të kontinentit, i cili është rreth 38-40 vite mbrapa me të ardhura...

Qershor 30, 2024

Sot hapet rruga Thumanë-Kashar, Rama: I shërben zhvillimit të turizmit

Ditën e sotme do të hapet aksi Thumanë-Kashar. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në rrjetet sociale pamje nga rruga e re. Kreu i qeverisë thotë se ky aks i shërben të gjithëve për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Rruga Thumanë-Kashar do të jetë e aksesueshme prej...

Qershor 30, 2024

Hapet nesër “Thumanë-Kashar”/ Aksi i vetëm rrugor me 130 km në orë

“Aksi i vetëm rrugor me shpejtësi 130 km/orë, ai i Thumanë-Kashar është tashmë gati për të qenë i hapur për qarkullim mbrëmjen e së dielës. Ashtu sikurse edhe rrugët dytësore, ky aks pritet të lehtësojë trafikun e automjeteve nga Thumana dhe aeroporti i Rinasit”, raporton gazetarja Valbona Lilaj. Inxhinieri i projektit, Altin Ahmeti thotë për...

Qershor 29, 2024