Policia Rrugore ka instaluar radarë të shpejtësisë në autostradën Thumanë-Kashar.

Sipas asaj që njofton Policia Rrugore e Tiranës kjo bëhet për të përmirësuar sigurinë në rrugët e vendit dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë.

Policia ka edhe një mesazh për qytetarët, ku iu bën thirrje të respektohen kufijtë e shpejtësisë pasi çdo shkelje e kësaj shpejtësie mund te ketë pasoja të rënda.


Njoftimi i Policisë Rrugore të Tiranës:

Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.

Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju:

Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor. Faleminderit për mirëkuptimin!


/tvklan.al