Nga sot të gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë në aksin Thumanë-Kashar do duhet të paguajnë një tarifë të caktuar sipas llojit të mjetit.

Ashtu siç kompania koncensionare kishte njoftuar më herët, nga ky 4 Janar ka nisur aplikimi i tarifave, specifikisht 250 Lekë për automjetet e lehta, 620 Lekë për kamionët dhe autobusët me më pak se 4 akse dhe 870 Lekë për kamionët dhe automjetet e tjera.

Segmenti Thumanë-Kashar me një gjatësi 21 km është pjesë e “Koridorit Blu” dhe u hap për qarkullimin e automjeteve në Qershor të vitit të shkuar.

Tv Klan