Është hapur mbrëmjen e kësaj të diele qarkullimi për automjetet në rrugen e re Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu. Ky aks ka një gjatësi 21 kilometra dhe në të makinat mund të lëvizin me një shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.
Vënia e këtij aksi në funksion pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun e automjeteve që krijohet shpesh në akset ekzistuese si ai Fushë Krujë-Rinas dhe Rinas-Qafë Kashar.









Rruga e re është ndërtuar përmes një koncensioni me afat 35 vite. Burimet financiare për ndërtimin e rrugës janë siguruar nga koncesioni dhe në kthim do të merren të ardhurat nga tarifat për kalimin në rrugë.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministrja për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro./tvklan.al