Aksi Thumanë-Kashar, pak ditë pas hapjes për qarkullim ka marrë vlerësimet maksimale të qytetarëve që kanë nisur ta përdorin masivisht atë. Shumë prej tyre vlerësojnë standardin e ndërtimit të saj ndërsa të tjerët theksojnë sigurinë që të ofrohet gjatë udhëtimit.
“Na ka shpëtuar. Jashtëzakonisht e mirë. Shkojmë e vijmë shumë shpejt.”
“Shumë mirë, europiane. Na ka kryer shumë punë. Për ne që punojmë me transport, trafik s’ka, çdo gjë në rregull.”
“Shumë e mirë. Sot e provova, shumë e mirë.”
“Na ka lehtësuar goxha ne që punojmë çdo ditë.”
“Si në Europë. Unë kam jetuar në Itali 2 vite dhe kam ardhur në Shqipëri për të hapur biznes këtu, por mua më pëlqen shumë. Standarde si të Europës.”
“Fantastike!”
“Shumë bukur.”
“Po po vij nga Gjermania, shumë bukur.”
Aksi i ri që u hap me 30 Qershor është një lehtësim i madh për trafikun edhe për qytetarët e Kosovës që frekuentojnë Shqipërinë.
“Nga Kosova po vij, nga Ferizaj. Shumë bukur. Kjo është një arritje shumë e madhe për gjithë kombin shqiptar. Kemi pasur vonesa shumë. Më shumë vonoheshim këtu se sa nga Miloti deri në Kukës.”
Autostrada Thumanë-Kashar është pjesë e Korridorit Blu. Ky aks ka një gjatësi 21 kilometra dhe në të makinat mund të lëvizin me një shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.
Klan News