Suksesi ndaj Ukrainës ka rritur “urinë” te kombëtarja shqiptare. Kuqezinjtë rikthehen mbrëmjen e sotme në fushën e lojës në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Mbi 22 mijë tifozë do të mbushin shkallët e impiantit për takimin delikat kundër Gjeorgjisë. Tekniku Sylvinho do të ketë të gatshëm të gjithë futbollistët, duke shtuar qetësinë në radhët e stafit...