Sjelljet e gabuara të tifozëve kanë mbushur me rreth 1.3 milionë euro në arkat e UEFA-s. Federata Europiane e Futbollit ka grumbulluar këtë shifër përmes gjobave të vendosura deri më tani për 21 nga 24 kombëtaret pjesëmarrëse të Euro 2024. Kombëtarja shqiptare është gjobitur me shifra të ndryshme në të tre takimet e luajtura në grupin B, duke qenë edhe Federata e dytë më e prekur nga këto masë ndëshkimore.

Kroacia kryeson këtë renditje, teksa ajo që vihet re është se gjobat e UEFA-s kanë qenë kryesisht në adresë të kombëtareve ballkanase. Franca, Spanja dhe Sllovakia nuk janë ndëshkuar nga organizmi europian i futbollit, për të qenë tifozeritë më korrekte në këtë kompeticion. Shumica e gjobave të shpërndara gjatë gjithë turneut ishin për hedhje të objekteve në fushë, përdorimi i mjeteve piroteknike, duke përfshirë fishekzjarrë.

Klan News