Zbardhet vrasja në Durrës, Branko Shkoza u vra nga shoku i tij
Personi që shihni në foto është Branko Shkoza, i cili u deklarua se vdiq aksidentalisht në Durrës, por rezulton të jetë vrarë nga shoku i tij. Policia ka zbardhur vetëm pas 8 ditësh ngjarjen dhe për këtë ka arrestuar si autor të dyshuar 35-vjeçarin Majlind Habibi. 33-vjeçari Shkoza kishte humbur kontaktet me familjen nga 2 Dhjetori...