33 vjeçari Branko Shkoza që u gjetë pa jetë, 5 ditë më parë në një kanal të ujrave të zeza në qytetin e Durrësit dyshohet se është vrarë nga shoku i tij. Policia e Durrësit pas disa ditësh hetime ka vënë në pranga 35-vjeçarin Majlind Habibi. Uniformat blu kanë arritur të sigurojn prova shkencore, se Shkoza nuk ka rënë aksidentalisht nga një urë e vogël në kanalin e ujrave të zeza, por ka dyshime se është shtyrë nga shoku i tij.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë për Klan News se 33 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen që në datën 2 Dhjetor. Babai i këtij të fundit kishte bërë kallëzim në datën 4 Dhjetor për zhdukjen e djalit. Një ditë më pas policia e gjeti trupin e pajetë të 33 vjeçarit Branko Shkoza, në një kanal. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk u konstatuan shenja dhune dhe ngjarja u dyshua si aksidentale.

Por grupi hetimor pas këqyrjes me imtësi të vendit të ngjarjes patën dyshime se mund të ishin përballë një vrasje. Nga verifikimet e tyre, u dokumentua se 35-vjeçari Majlind Habibi ishte autori i vrasjes. Fakt të cilin 35 vjeçari mësohet se e ka pranuar gjatë marrjes në pyetje. 

Paraaprakisht dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur gjatë momentit që ka ndodhur ngjarja dhe kanë debatuar teksa kanë qenë duke kaluar në urën pranë lagjes së tyre.

Klan News