Debati prokurori-qeveri, Withers: Lëreni prokurorinë të bëjë detyrën e saj – (16 Tetor 2008)
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Withers, ka reaguar publikisht mbi debatin më të fundit që ka përfshirë politikën mbi pavarësinë e organeve të drejtësisë. Diplomati amerikan përzgjodhi një auditor me prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore, duke dhënë mesazhe të qarta të mbështetjes së tij dhe qeverisë amerikane në luftën kundër krimit...