Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Withers, ka reaguar publikisht mbi debatin më të fundit që ka përfshirë politikën mbi pavarësinë e organeve të drejtësisë.

Diplomati amerikan përzgjodhi një auditor me prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore, duke dhënë mesazhe të qarta të mbështetjes së tij dhe qeverisë amerikane në luftën kundër krimit financiar dhe atij të organizuar.

John Withers: “Ndoshta shumë, madje ndoshta edhe në këtë dhomë nuk janë informuar që më së fundi njësia juaj është përmendur në 2 raporte ndërkombëtare për punën e saj të shkëlqyer. Më së fundmi indeksi për perceptimin e korrupsionit 2008 i Transparency Intenatioanl, e rendiste Shqipërinë në vendin  e 85, një ngritje prej 20 vendesh nga renditja e mëparshme që ishte 105. Qeveria mendoj ka bërë thirrje gjithashtu edhe për një lloj inspektimi ndërkombëtar, që në këtë fushë që mua më duket vërtetë e çuditshme. Unë i bëj thirrje si qeverisë dhe parlamentit të rikonsiderojë këto lëvizje të keq menduara që krijojnë përshtypjen si lëvizje që ndërhyjnë në pavarësinë e prokurorisë dhe të gjyqësorit. Këshilla ime dhe këshilla e SHBA është që të lejohet prokuroria që të bëjë detyrën e saj si aktor të pavarur që janë.”

Një vit më parë ekspertë të huaj të atashuar pranë turpit diplomatik në Tiranë, ofrohen asistencë financiare dhe teknike, për ngritjen e një taskforcë që do të luftonte krimin financiar pastrimin e parave, si fenomene të panjohur nga organi i akuzës.

Ambasadori Withers i dha këto deklarata gjatë një seminari me prokuror të njësisë së task-forcë dhe ekspertëve të huaj amerikanë. Që do të japin njohur në fushën juridike dhe hetimore, në parandalimin e korrupsionit dhe parave që rrjedhin nga krimi./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani