Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, mendon se Alvaro Morata, nuk i bën punë Spanjës për mënyrën e lojës që bën.

Megjithatë, ai shtoi se sulmuesi është lojtari që do e donte çdo trajner, për profesionalizimin që ka treguar.

Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Vata u shpreh se Spanja ka vetëbesim të madh dhe i shijon çdokujt me lojën që bën.

“Nëse ka një lojtar që nuk i bën punë Spanjës, për modelin e lojës, është Morata. Më informacionet që kam unë, Morata është një djalë, që do e donte çdo trajner. Është profesionist i niveleve të jashtëzakonshme. Nuk është në nivelet e Raul dhe Torres, por është lojtar për skuadrën. Spanja në qendër të sulmit, nuk ka sulmues të niveleve të larta.

Nuk është një sulmues i niveleve të dikurshme. Me personalitetin që ka, nuk më duket si lider.  E ndihmon shumë grupin. Rodri më duket më lider, për personalitetin që ka. Ai është lideri i vërtetë i spanjollëve. Nuk është Spanja e yjeve, si Puyol, Raul, Xavi apo Iniesta, por është një Spanjë me talente dhe me djem të rinj. Është një Spanjë që luan me djem të rinj. Kanë një lloj besimi në vetvete. Është një Spanjë e bukur, i shijon çdokujt.”, u shpreh Vata. /tvklan.al