Drejtori i turneut të Kampionatit Europian, Philipp Lahm ka komentuar mbarëvajtjen e kompeticionit që u mbajt në Gjermani nga 14 Qershori deri më 14 Korrik. Legjenda e futbollit botëror dhe jo vetëm, pranoi se emocionet kanë qenë të mëdha për atë që është dhuruar në fushën e lojës.
“Jam shumë i kënaqur për atë që ka dhuruar Kampionati Europian. Gjithçka e qetë, njerëz të argëtuar dhe që u mblodhën bashkë. Të gjithë biletat u shitën dhe në fund kishte rreth 6 milionë njerëz në zonat e tifozëve. Kjo është shumë pozitive. Euro 2024 ishte një sukses i plotë”.
Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë tregoi edhe kombëtaren që bëri surprizën, ndërsa komentoi edhe stilin e lojës që u aplikua në Europian.
“Ishte një nivel i mirë, kombet e supozuara të vogla ishin shumë mbrojtëse dhe mbroheshin mirë. Gjeorgjia më bëri vërtetë përshtypje. Punuan si ekip dhe u përpoqën të gjenin zgjidhje me topin. Ajo që më pëlqeu shumë në futboll ishte se çdo portier luante me topa të gjatë, duke ndryshuar lojën. Më pëlqeu ky stil loje”.
Skocezët kanë qenë tifozeria që kanë lënë përshtypje të mirë tek Lahm, ndërsa marshimet e fansave holandez nuk ishin parë asnjëherë më parë nga 40-vjeçari gjerman.
Klan News