Lamine Yamal, ishte padyshim lojtari më i spikatur në Europianin, që u fitua nga Spanja.
Ylli i Barcelonës, i mahniti të gjithë me paraqitjet e tij, ndërsa vendosi edhe disa rekorde. Sulmuesi u bë lojtari më i ri që shënon në një Europian dhe këtë e arriti në moshën 16-vjeçare, me golin ndaj Francës në gjysmëfinale.
Pak ditë pas festimit të 17 vjetorit të lindjes, Yamal festoi edhe fitimin e Euro 2024. Ky vit duket shumë i suksesshëm për lojtarin, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
Përveç trofeut të Europianit, Yamal ka fituar edhe zemrën e yllit të “Tik Tok”-ut në Spanjë, Alex Padilla.
Sulmuesi prezantoi të dashurën e tij në finalen e Europianit, duke pozuar pas ndeshjes me trofeun dhe medaljet e fituara.








Prej kohësh përflitej për një lidhje të tyre, por çdo gjë është konfirmuar vetëm mbrëmjen e djeshme pas finales së Euro 2024, me Alex e cila qëndroi afër të dashurit të saj gjatë festës së trofeut.
Bukuroshja spanjolle, u shfaq në fushë pas ndeshjes, me fanellën e partnerit të saj, me numrin 19. /tvklan.al