Trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann tha se ka përgatitur gjithçka për takimin e rëndësishëm kundër Spanjës.

Në konferencën për shtyp, tekniku i ‘pancerave’ u shpreh se në këtë edicion, në çerekfinale do të përballet më të mirët.

Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë: Gjithçka e përgatitur! Kemi parë shumë video dhe e kemi planin gati! Formacionin do ta vendos përpara takimit. Virtz apo Sané? Uroj të kem gjithnjë të tilla probleme. Në këtë fazë përballemi dy kombëtaret më të mira! Duam të kualifikohemi e të shpallemi kampionë. Të dy jemi ekipe me cilësi, që duam të mbajmë topin. Të shikojmë nëse përfundon ashtu siç e gjithë bota beson. Fakti është se Spanja bën presion dhe ka shumë cilësi. Krijon më shumë raste goli. Është një riskt që duhet t’i gjejmë zgjidhje!

Nagelsmann vlerëson lojtarët e “Furisë së kuqe”. Ai u ndal edhe te talenti i iberikëve Lamine Jamal, e tha se ka një shans që skuadra e tij të shfrytëzojë mungesën e eksperiencës së 16 vjeçarit.

Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë: Ai ka talent të madh! Nuk mendoj se ka shumë të tillë të zotë në moshën e tij. Është perfekt, të zbavit kur e sheh. Por është e vërtetë që i mungon eksperienca. Përballja me të do jetë test i mirë për futbollistët tanë.

Rreziku më i madh nga “Furia e kuqe” për “Pancerat” pritet të jetë dyshja Yamal-Niko Williams. Por Nagelsman e bën të qartë se skuadra e tij nuk do të përqendrohet te dy talentet.

Sfida Spanjë-Gjermani do të luhet në orën 18 në Shtutgart.

Klan News