Deputeti i Parlamentit Europian, Eduard Kukan ka folur për krizën politike që po përjeton Shqipëria në prag të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.
Në konferencën për mediat ku u diskutua progres-raporti për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kukan tha se liderët politike në Shqipëri duhet të mendojnë përtej interesave të partive.
“Në 30 Qershor do të kemi zgjedhjet lokale dhe u takon liderëve politikë që të shkojnë përtej interesave të partisë dhe të shkojnë drejt interesave të qytetarëve”, theksoi eurodeputeti Kukan.
Ai shtoi gjithashtu se edhe Bashkimi Europian duhet të angazhohet për të ndihmuar, duke ushtruar më tepër presion.
Nga ana tjetër, eurokomisioneri Hahn tha se Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /tvklan.al