A e dinit që ekziston një faqe në internet ku gratë ndajnë eksperiencat e tyre me ish-at? E krijuar nga Tracy Tegan në SHBA, në “The Ex-Boyfriend List” gjen histori të ndryshme qoftë romantike e deri te ato ku përmendet dhuna verbale e fizike. Faqja është krijuar në vitin 1997.

“Të gjithë kemi një lidhje të dështuar, të cilën do të dëshironim ta ndanim me gratë e tjera. Kjo është baza juaj e të dhënave për të raportuar ish-at tuaj”, thuhet në përshkrimin e faqes në internet.

Grave u kërkohet të ndajnë përvojat e tyre, pa fshehur detaje, të lënë emrin e ish të dashurit të tyre, qytetin dhe shtetin ku ai jeton. Megjithatë, udhëzimet strikte thonë se nuk duhet të ndahen informacione personale, duke përfshirë numrin e telefonit, adresën, vendin e punës dhe detajet e familjes.

Kjo është një faqe për të gjitha ju vajza që keni qenë të dashuruara me një burrë që ka përfituar nga ju në mënyra që nuk e keni kuptuar kurrë. Nëpërmjet këtij procesi që kemi krijuar, ju mund të zbuloni të vërtetën për të dhe të shpëtoni jetë”, shkruan Tegan. Ajo inkurajon gratë që kanë dyshime për partnerin e tyre të kërkojnë te “baza e të dhënave” në faqe.

Faqja ka gjithashtu artikuj për fuqizimin e grave.

/tvklan.al