Një fenomen i çuditshëm po ndodh me femrat që shesin rroba online në Britaninë e Madhe. Sipas BBC-së, atyre po u bëhen kërkesa për marrëdhënie seksuale. Siç shkruajnë mediat, bizneset e shumta madje edhe individë të ndryshëm kanë përjetuar këtë problem kur kanë reklamuar veshje në disa platforma të ndryshme.
Femrave u janë dërguar mesazhe “rrëqethëse” në Facebook, eBay dhe Depop. sipas BBC. Disa prej tyre u pyetën për të veshur streçe dhe për të dërguar fotografi me të brendshme të veshura.
Sipas BBC, këta përdorues edhe pse raportohen hyjnë me llogari të tjera false. “Gjatë karantinës, mesazhet u bënë me të vërtetë rrëqethëse”, tha Sara Faye, e cila shiste rroba në Depop.
E reja nisi të postonte foto të vetes të veshura me rrobat për shitje, por tashmë ka ndaluar pikërisht prej këtyre mesazheve.
“Mos dërgoni mesazhe vetëm se shihni një vajzë seksi në foto. Është dhunim. Duhet të shesësh rrobat pa qenë nevoja që të të ngacmojnë”, tha ajo.
Shitësve disa herë u është dhënë mundësia për para shtesë për foto specifike me rroba të përdorura. “Mendoj se janë shumë përdorues që po provojnë fatin. Nuk dihet nëse ata do paguajnë edhe nëse ia çon foton”, tha Faye.
Dërgimi i këtyre mesazheve private janë duke u bërë problem edhe me rrjetet e tjera sociale si Instagram./tvklan.al