Në Shqipëri 84% e popullsisë mbi 100 vjeç janë femra. Të dhënat zyrtare nga Censi tregojnë se në vendin tonë rezultojnë 364 persona të moshës 100 vjeç plus, dhe prej tyre vetëm 16% janë meshkuj.

Rritja e moshës shoqërohet edhe me probleme shëndetsore. Më shumë se gjysma e grupmoshës mbi 100 vjeç janë persona me aftësi të kufizuar, probleme që prekin shikim, dëgjimin, lëvizjen, komunikimin, si dhe kujtesën.

Vështirësitë më të mëdha lidhen me ecjen, kjo përsa i përket femrave. Ndërsa përsa i përket meshkujve mbi 100 vjeç, vështirësitë më të mëdha, pas lëvizjes, lidhen me shikimin.

Tkurrja e popullsisë ne vendin tonë po shoqërohet me rritje të numrit të të moshuarve. Gjirokastra, Vlora, Fieri dhe Korça janë qarqet që kanë numrin më të lartë të të moshuarve.

Për ekspertët, ndryshimi moshor i popullsisë kërkon edhe politika më të adresuara drejt kësaj grupmoshe, si dhe kosto për sistemin shëndetësor dhe atë social.

Tv Klan