Ashtu si Shqipëria, edhe dy rivalet e Grupit B në Euro 2024 Spanja dhe Kroacia kanë fituar në miqësoret respektive.
“Furia e kuqe” mposhti edhe Irlandën e Veriut me goleadë në Majorka.
Takimi përfundoi 5-1. 10 gola të shënuar nga ekipi i de la Fuente në 2 miqësoret e Qershorit.
Edhe pse Irlanda e Veriut kaloi shpejt në avantazh pas vetëm 2 minutash lojë me Belard, Spanja reagoi shpejt.
Dopieta e Pedrit dhe rrjetat e Moratës dhe të Ruizit e përcaktuan fatin e takimit që në 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë, rrjetën e gjeti Ojarzabal. Edhe Kroacia mori një fitore të rëndësishme ndaj një rivali të fortë si Portugalia.
Modriç i dha ballkanasve avantazhin me penallti në minutën e 8. Zhota barazoi për luzitanët në nisje të pjesës së dytë.
Fitoren Kroacisë ia dha Budimir që shënoi në të 56.
Në vazhdim, megjithë përpjekjet e portugezëve, ballkanasit ishin të pakalueshëm në mbrojtje.
Të dyja skuadrat do të përballen mes tyre më datën 15 Qershor në Berlin në sfidën e parë të Euro 2024.
Klan News