Kjo është pamja që ofron Divjaka në këto ditë prilli. Flamingot kanë pushtuar të gjithë zonën.
“Kjo zonë e lagunës së Karavastasë ka ushqim të bollshëm për flamingot, saqë çdo turistë që mund të vizitojë këtë vend mund t’i shoh fare pranë. Nga unë ata ndodhen në një distancë jo më të largët se 50 metër.”
Shpendët nuk kanë qenë ndonjëherë kaq afër bregut të detit. Ata që jetojnë këtu thonë se kjo pamje tërheq gjithmonë vëmendjen e vizitorëve të cilët janë të shumtë.
“Në zonën e lagunës së Karavastasë, laguna e Ushtarit që i themi ne janë pothuajse.”
“Këtu janë 40-50 metër, por ka edhe më afër që rinë edhe 20 metër ata.”
“Kohët e fundit gjithë në këtë urë këtu i tërheqin flamingot e pelikanët. Kanë ardhur shumë vizitorë nga jashtë shtetit dhe brenda shtetit.”
Laguna e Karavastasë ofron kushte të favorshme për këta shpendë numri i të cilëve është shtuar vitet e fundit
“Flamingot janë shpendë të cilët vitet e fundit janë shtuar në lagunën e Karavastasë. Prezenca e tyre gjatë gjithë vitit ka tërhequr vëmendjen edhe të turistëve të shumtë të cilët mund t’i shohin edhe nga afër. Ata qëndrojnë në këto ujëra pasi janë të cekëta dhe të kripura. Madje i kemi parë edhe në zonën e bregut të plazhit në Divjakë.”
Flamingot janë shpendë që janë gjithmonë në lëvizje. Përveç lagunës në Karavasta ata kanë habitat edhe në Nartë, në Vlorë dhe në lagunën e Kune Vainit në Lezhë.
Klan News