Fluksi i lëvizjeve ndërkufitare në pikën doganore të Kapshticës vijon të mbetet i lartë edhe pas Krishtlindjes. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia 6219 emigrantë dhe kanë udhëtuar drejt vendit fqinj 1484 qytetarë.

Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi raporton se për shkak të lëvizjeve të shtuara të udhëtarëve në të dyja anët e kufirit, policia jonë kufitare punon me 5 sportele në hyrje, ndërsa pala greke me 3 sportele në dalje.

Menaxhimi i fluksit dhe përpunimi i  dokumentacionit të udhëtarëve dhe mjeteve bëhet pa vonesa nga të dyja policitë kufitare.

Nga data 20 Dhjetor janë kthyer nga pika doganore e Kapshticës në atdhe 35 715 emigrantë dhe kanë dalë nga vendi 13 225 qytetarë. Autoritetet e kufirit presin fluks të lartë lëvizjesh deri në natën e ndërrimit të viteve./tvklan.al