Është vënë nën kontroll zjarri masiv që përfshiu fshatin Tragjas, falë ndërhyrjes së skuadrave të Emergjencës Civile të Bashkisë së Vlorës.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte mbrëmjen e së shtunës në fshatin Tragjas për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri, i cili është cilësuar i qëllimshëm, dhe që u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së skuadrave të Emergjencës Civile të Bashkisë Vlorë.
Vatra zjarri u regjistruan jo vetëm në territorin e Bashkisë Vlorë, por edhe në atë të Selenicës. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se situata mbetet nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar riaktivizimin e flakëve për shkak të erës së fortë.
Pasi zjarrfikësit janë njoftuar për një zjarrvënie që tregojnë se është e qëllimshme, të gjithë skuadrat e emergjencave civile kanë shkuar menjëherë.
Klan News