“Rimëkëmbja do të jetë graduale, duhen masa për uljen e borxhit”
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se rënia ekonomike e vendeve të Ballkanit do të jetë më e lartë se vlerësimet që qeveritë bënë në muajin prill, kohë kur aplikuan për të marrë kredinë e linjës së shpejtë të financimit.
Në një intervistë të përfaqësuesit për Europën, Jan Kees Martijn, të botuar në faqen e FMN-së, thuhet se tkurrja e aktivitetit ekonomik do të ndiqet nga një rimëkëmbje graduale dhe jo e plotë në vitet që vijnë pas.
“Ndikimi i plotë i krizës mbetet shumë i paqartë. Vlerësimet për rritjen ekonomik,e të bëra gjatë kohës së aktivizimit të Instrumentit të Financimit të Shpejtë, do të mbeten njësoj edhe në gjysmën tjetër të këtij viti, por duket se impakti i Covid-19 në rritjen ekonomike do të jetë më i rëndë sesa e menduam në prill”, shprehet Jan Kees Martijn.
Paketat financiare për të zbutur impaktin e krizës në të gjitha vendet e Ballkanit janë më të ulëta se në të gjitha ekonomitë e zhvilluara dhe hapësirat fiskale për paketa të tilla kërcënojnë qeveritë për një hapje më të kujdesshme në mënyrë që të eleminohet rreziku i rikthimit të virusit, thotë përfaqësuesi i Fondit.
“Rreziku nënvizon rëndësinë e një rihapjeje ekonomike më të kujdesshme për të shmangur një rikthim të virusit. Në çdo rast, mbështetja fiskale për qytetarët dhe bizneset e prekura nga kriza e pandemisë duhet të jetë e targetuar, e përkohshme dhe transparente”, shton Martijn.
Fondi Monetar rekomandon që të gjitha vendet, të cilat kanë rritur borxhin publik, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duhet të ndërmarrin politika strikte në uljen e tij, ndërsa shprehet i hapur për të dhënë asistencë në uljen e tij dhe rimëkëmbjen ekonomike.
Tv Klan