Lando Norris i McLaren fitoi Çmimin e Madh të Australisë. Piloti britanik e nisi sezonin e ri në Formula 1 me këmbën e mbarë, duke triumfuar në garën e parë.
25-vjeçari dominoi në Melbourne, pavarësisht presionit të madh nga rivalët. Në vendin e dytë u rendit kampioni në fuqi, Max Verstappen i Red Bull.
Podiumi u plotësua nga piloti i Merecedes, George Russell. Surprizat në pesëshen e parë nuk munguan, aty ku u renditën Alexander Albon i Williams dhe Andrea Kimi Antonelli.
UPDATED after Antonelli's penalty reversal
— Formula 1 (@F1) March 16, 2025
Here's how the top ten stack up in the drivers' championship 👇#F1 #AusGP pic.twitter.com/L0yZBSTQcW
Zhgënjim total nga pilotët e Ferrarit, me Charles Leclerc që u rendit në vendin e tetë, ndërsa Lewis Hamilton në vendin e 10-të. Nuk bindi as Piastri i McLaren, i cili u rendit në vendin e nëntë. /tvklan.al