Rreth 100 automjete luksoze sportive të kohëve të vjetra janë ekspozuar në sallën e famshme të Gron Pale (Grand Palais) në Paris, ku janë nxjerrë në ankand.
Automjetet janë të tilla si ky Ferrari i vitit 1950 Turing Barketa që pritet të arrijë një vlerë shitjeje prej 4 – 6 milionë Euro. Kjo pritet të jetë makina që mund të arrijë çmimin më të lartë të shitjes sëbashku me një ferrari tjetër Superskualo të 1955-ës.
Mes automjeteve të tjerë luksozë sportivë janë një Alfa Romeo – Xhulieta Sprint dhe një Bugati Grand Sport e vitit 1928 që pritet të arrijë deri 1.5 milionë Euro.
Në këtë ankand është përfshirë edhe një fanellë e Lionel Mesit. Ylli argjentinas e ka veshur atë në vitin 1999, në fillimet e karrierës së tij tek Njuëll Old Bojs, para se të kalonte tek Barcelona. Fanella pritet të arrijë një çmim deri 80 mijë Euro, por do të nxirret në ankand në muajin Mars.
Tv Klan