Një javë pas dëmtimit të frikshëm të pësuar, Rey Manaj duket në formë të shkëlqyer.
Sulmuesi i Kombëtares gjeti rrugën e rrjetës në Superligën turke, me fanellën e Sivasspor.
Manaj shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në transfertë ndaj Hatayspor, në humbjen 3-2.
Në minutën e 58-të, lushnjari mori një top të bukur në zonë dhe pas një gjuajtje të fortë ia doli ta dërgojë në fundin e rrjetës.
— Follow @CenterOfGoals (@ChaseTomek58243) March 16, 2025
Ky gol barazoi përkohësisht shifrat, por vendasit shënuan një tjetër gol më vonë, për të marrë fitoren.
Manaj konfirmon momentin e mirë dhe vjen në formë të shkëlqyer në Kombëtare, për dy ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës. Sulmuesi numëron tetë gola të shënuar këtë sezon në Superligën turke. /tvklan.al