Lewis Hamilton u përplas në ditën e dytë të testimit të një makine Formula 1 Ferrari të vitit 2023 në pistën e Katalunjës në Barcelonë.

Shtatë herë kampioni i botës, i cili testoi ‘Kokëkuqen’ në pistën e Fioranos javën e kaluar, po punon që të përshtatet me skuderinë e re, pasi u largua nga Mercedesi.

Britaniku 40-vjeçar ka kryer disa xhiro me dyer të mbyllura bashkë me shokun ekipit Charles Leckler, ndërsa në bazë të rregullores të Formula 1, atij i lejohet vetëm një sai e kufizuar kilometrazhi me makinat e vjetra të Formula 1.

Ndërsa ishte duke mbyllur provën e tij, Hamilton përplasi makinën me barrierat mbrojtëse, duke dëmtuar amortizatorët dhe pjesën anësore të mjetit.

40-vjeçari, i cili fitoi gjashtë tituj kampionë me Mercedesin, tani do të kërkojë një tjetër sukses me skuderinë Ferrari.

Britaniku do të jetë partner me Leclerc te Ferrari, një skuadër që nuk fiton titullin kampion për pilot që nga viti 2007. Ai zuri vendin e spanjollit Carlos Sainz, i cili iu bashkua Ëilliams.

Testet zyrtare fillojnë në Bahrein më 26-28 Shkurt, me Çmimin e Madh të 2025 në Australi të planifikuar për fundjavën e 14-16 Mars.

Klan News