Këto janë disa nga dëmet katastrofike që la pas uragani “Helene” në juglindje të SHBA.








Stuhia e kategorisë së 4 shpërtheu në Florida dhe më pas përfshiu Xhorxhian, Karolinën dhe Tenesin.
Autoritetet kanë raportuar për dhjetëra viktima dhe miliarda Dollarë humbje nga shkatërrimet e pësuara në shtëpi, biznese, dhe infrastrukture publike.
Miliona amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa janë të kërcënuar edhe nga përmbytjet.
Ekipet e emergjencave po punojnë në terren me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar banorët.
Kjo konsiderohet stuhia më e fuqishme në histori që ka goditur këto shtete dhe e 14-ta që regjistrohet në SHBA .
Edhe pse “Helene” është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë se ka ende rrezik për përmbytje dhe tornado.
Klan News