Një fotografues i hapësirë ka zbuluar atë që ai pretendon se është fotoja më e qartë e Diellit.
Duket pak e vështirë ta besosh, mirëpo Andrew McCarthy, ka vendosur 150 mijë fotografi individuale të diellit për të përcjellë më pas pamjet mahnitëse të yllit më të madh të sistemit tonë diellor.
Në pamjet e fotografit duken krateret e vogla, valëzimet e zjarrta si dhe një shpërthim. Të gjitha këto duken në imazhin e fundit prej 300 megapixel, 30 herë më shumë se sa standardi që merret nga imazhi i ardhur nga një kamera prej 10 megapixel.
Fotografi ka thënë se për të krijuar pamjen e plotë ka përdorur një teleskop të modifikuar./tvklan.al