Federata Shqiptare e Futbollit, ka prezantuar maskotën që do të shoqërojë Kombëtaren U-17 në Europianin e vitit 2025, që do të mbahet në Shqipëri.

FSHF-ja kishte sugjeruar disa emra në rrjetet sociale dhe më shumë vota mori emri “Alban”, siç do të quhet edhe maskota.

Maskota e veshur me ngjyrat kuqezi dhe e quajtur Alban, do të shoqërojë Shqipërinë U-17 në të gjitha përballjet e Europianit, ndërsa do të atmosferë pozitive për të gjithë tifozët e pranishëm nëpër stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet.

Kujtojmë se UEFA i ka besuar Federatës së Futbollit, organizimin e Europianit U-17, për vitin 2025, që do të mbahet në verë. /tvklan.al