Mot i qëndrueshëm dhe intervale të gjata me diell, kështu e parashikojnë fundjavën sinoptikanët.
“Dita e shtunë do të sjellë intervale të gjata me kthjellime pothuajse për gjatë gjithë ditës në një pjesë të mirë të territorit shqiptar ku më të dukshme intervalet e gjata me diell do të jenë në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët, ndërsa në zonat malore herë pas here do të kemi kalime të lehta të vranësirave”, tha Hakil Osmani.
Edhe temperaturat e ajrit do të rritet ndjeshëm, duke bërë që prej ditës së premte dhe sidomos të shtunën, vlerat maksimale të ngjiten në 20 gradë Celsius.
“E shtuna temperatura minimumet do të kenë rritje të tyre duke bërë që të regjistrohen në qytetet e zonës malore vlera edhe në 1 gradë Celcius, ndërsa maksimumet në ultësirat perëndimore mbeten në 20 gradë Celcius. Është dita e dielë ajo e cila do ti bëjë vranësirat më të shpeshta në territorin shqiptar duke bërë që të kemi dhe një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e mesditës duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerës 19 gradë Celcius në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të luhaten nga 8 deri në 12 gradë Celcius”, tha Hakil Osmani.
Moti i qëndrueshëm dhe me diell, si dhe temperatura disa gradë mbi vlerat tipike të muajit Janar do të përfshijnë gjithë rajonin e Ballkanit këtë fundjavë.
Klan News