Pesë trupa të pajetë u nxorrën nga jahti i fundosur disa metra larg brigjeve të Palermos në Itali.
Zhytësit italianë janë duke kërkuar tashmë për një person ende të zhdukur që ishte në bordin e jahtit “Bayesian”.
Në mesin e viktimave janë Jonathan Bloomer, presidenti i bankës Morgan Stanley International, gruaja e tij Anne Elizabeth, avokati Chris Morvillo dhe gruaja Nada.
Mes viktimave përllogaritet edhe pronari i jahtit, Mike Lynch, një prej sipërmarrësve më të mëdhenj britanikë në fushën e teknologjisë së lartë, vajza e tij 18-vjeçare, Jonathan Bloomer.
Së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, ata festonin lirimin nga akuzat të Mike Lynch në Shtetet e Bashkuara, ku ai iu nënshtrua një procesi të gjatë gjyqësor për mashtrime dhe manovra me kompanitë e tij.
Në jahtin luksoz me vela kanë qenë 22 persona në bord, 16 prej të cilëve u shpëtuan.
I paqartë mbetet fakti se si një jaht superluksoz u fundos brenda pak sekondave nga një tornado e vogël që goditi Italinë.
/tvklan.al